Fjalë Kyçe

Kush votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit?

Kush votoi kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit?

Vjosa Osmani sot është shkarkuar nga pozita e nënkryetares së LDK-së me 70 vota pro, 16 kundër, 9 abstenime dhe 28 tjerë pjesëtarë të këtij subjekti nuk kanë marrë pjesë në votim.

Pas largimit të saj, Osmani, ka thënë se “U diferencova edhe për shkak se jam grua, sepse asnjë nënkryetar burrë në të kaluarën, edhe kur kanë kundërshtuar e vepruar kundër vendimeve të partisë, nuk janë përjashtuar”.

Disa nga pjesëtarët e LDK-së janë deklaruar publikisht për qëndrimet e tyre, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri, Haxhi Avdyli, Faton Peci kanë thënë se kanë votuar kundër largimit të Vjosa Osmanit nga pozita e saj.

Ndërsa, Klan Kosova mëson nga burimet e saj se kundër shkarkimit të Osmani votuan edhe Fatmir Rexhepi, Rexhep Gjergji, Valentina Bunjaku, Anton Quni, Adrian Shala, Avdi Pireva, si dhe një pjesë e anëtarëve të Degës së Gjilanit dhe të Lipjanit.

Pas, shkarkimit të Osmanit, nënkryetar u zgjodh Avdullah Hoti me 92 vota po, 3 kundër, 4 abstenime dhe 24 anëtarë nuk kanë marrë pjesë në votim.

Vjosa Osmani është Kryetare e Kuvendit të Kosovës.