Kushtetuesja pezullon dekretin e Thaçit për
Gjykata Kushtetuese e ka aprovuar kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për masë të përkohshme lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi që mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër të ardhshëm.
Të enjten, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi kërkesën për masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentit pak minuta pasi që ky i fundit njoftoi se ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër.
Kurse, Gjykata Kushtetuese u dha palëve afat për komente për caktim të masës së përkohshme sot deri në orën 12:00.30 deputetë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dërguan në Kushtetuese dekretimin që Thaçi ia bëri Hotit për kryeministër.
Presidenti Hashim Thaçi përmes një konferencë për media dje ka njoftuar se ka mandatuar Avdullah Hotin për kryeministër të Kosovës.