Fjalë Kyçe

Kuvendi del me një sqarim për ndalimin e nëpunëses

Kuvendi del me një sqarim për ndalimin e nëpunëses

Pak më parë kemi raportuar për ndalimin e një nëpunëse të Kuvendit të Kosovës, që sipas Policisë ishe në gjendje të dehur.

Kuvendi nëpërmjet një komunikate ka sqaruar rastin, njofton Klan Kosova.

“Një numër i medieve, gjatë ditës së sotme kanë raportuar lidhur me, siç thuhet, “arrestimin e një femre te Kuvendi i Kosovës”.

“Dëshirojmë të bëjmë me dije se gruaja për të cilën raportohet, është zyrtare e administratës së Kuvendit, e cila nuk është arrestuar, por në cilësi të të dëmtuarës (rast familjar), është përcjellë me automjete të policisë për në stacionin policor”, thuhet në komunikatë.