Fjalë Kyçe

Kuvendi dështon të zgjedhë një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi dështon të zgjedhë një gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedhjë një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Kandidatët në raundin e tretë ishin Vigan Qorolli dhe Haxhi Xhemajli, por që asnjëri nuk arriti të marrë votat e nevojshme.

Në votim morën pjesë 94 deputetë, 49 vota mori Vigan Qorolli, ndërsa 38 Haxhi Xhemajli, kurse 7 vota ishin të pavlefshme.

Seancës i janë përcjell tre kandidatë për gjyqtarë: Vigan Qorolli, Haxhi Xhemjali dhe Hilmi Jashari.

Ndërsa Visar Morina përmes një shkrese ka tërhequr kandidaturën e tij në ditën e votimit.

Kuvendi do të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nesër në ora 10:00./kp/