Fjalë Kyçe

KV Fushë Kosova reagon pas dështimit për implementimin e ligjit për Sponzorizime

KV Fushë Kosova reagon pas dështimit për implementimin e ligjit për Sponzorizime

Mos kalimi i Ligjit për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamenti, i cili do t’i jepte rrugë të menjëhershme Ligjit të Sponsorizimit në fushën e Sportit, Kulturës e Rinisë, ka befasuar gjithë komunitetin e sportit, të cilët kanë shprehur zhgënjimin e madh me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Alo.

Për këtë ka reaguar edhe KV Fushë Kosova e cila është tej mase e befasuar me këtë vendim.

Ky është reagimi nga KV Fushë Kosova.

“Sportistët Krenaria e Kosovës”
Slogani që e dëgjojmë çdo ditë nga ata që janë të thirrur për të i plotësuar kushtet për sportin dhe sportistët, mirëpo kur duhet të ndërmerren veprime konkrete nuk janë ata që mobilizohen për te i rregulluar këto kushte, mosmiratimi i ligjit për sponsorim ne sport, tregon qarte se nuk ka gatishmëri qe për ambasadoret më të mirë të shtetit (sportistët) te rregullohen kushtet.

Shtrohen pyetjet: Pse shkoni ne stadium me bileta VIP? Pse dilni i pritni sportistët ne aeroport kur te kthehen me rezultate kulminante? Pse e kërkoni votën e tyre? Kur kushtet elementare qe rinia te merret me sport nuk i plotësoni! /Gazeta Alo