Fjalë Kyçe

Ky do të jetë kapiteni i Dardanëve

Ky do të jetë kapiteni i Dardanëve

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në një konferencë për media ka folur për dy ndeshjet e muajit mars që “Dardanët” luajnë kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

Në rast se Ujkani nuk paraqitet në këto ndeshje dhe me mungesën e Valon Berishës duhet një emër i ri si kapiten i Kosovës.

Trajneri ka thënë se ka shumë emra që mund ta mbajnë shiritin e kapitenit por njëri nga ta është Hekuran Kryeziu.

Por vlen të ceket se edhe Hekuran Kryeziu nuk është i sigurt se do të luaj sidomos në ndeshjen kundër Danimarkës.