Zbulohet emri më i populluar në Britani për vitin 2019.
Faqja britanike e prindërve, Baby Center, ka zbuluar emrat më të popullarizuar të foshnjave nga viti 2019, bazuar në trendet e reja.
Burimi digjital i prindërimit, i cili u ofron prindërve këshilla për çdo gjë, ka zbuluar se kultura popullore dhe dëshira për t’u kthyer në periudha më të qëndrueshme po ndikon në emrat që prindërit po u vendosin fëmijëve të tyre, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, emrat më të populluara të vajzave për këtë vit në Britani mbetet Olivia, dhe Sofia.
Për djemtë, Muhamet mban vendin e parë, ndërkohë që në vendin e dytë radhitet Noa.
Sipas faqes së prindërimit, ndryshimi i klimës ka ndikuar gjithashtu në procesin e emërtimit të foshnjave.