Fjalë Kyçe

Ky është 18-vjeçari shqiptar që vdiq sot nga COVID-19

Ky është 18-vjeçari shqiptar që vdiq sot nga COVID-19

Qamil Seiti nga Mamurrasi, ka humbur jetën në Spitalin Covid 2, pasi ishte infektuar me COVID. Siç duket dhe nga fotot i riu punonte në kuzhinë.

18-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga COVID kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.

Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave te Sanatoriumi ndërsa prej ditësh ishte në intubim.

Mësohet se 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. I infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar./tch