Xh.Gashi nga Drenasi vdiq në vend pas goditjes nga një veturë rreth gjysmë ore më parë në “Lagjen e Feronikelit” në Drenas.
Ai nuk arriti të mbijetoi, vetëm pak çaste pas goditjes, vdiq në vend.
DrenicaSot mëson se i riu ishte 22 vjeçar nga Komuna e Drenasit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 14.09.2020 ne ora 20:06 Policia ka pranuar informatën se në Gllogoc është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale, ku të përfshira janë një automjet dhe një këmbësor. Njësitet kompetente policore janë marr me rastin”, u shpreh ai.