Fjalë Kyçe

Ky është 33-vjeçari nga Gjakova që dyshohet se tentoi ta vrasë ish-gruan me tavolinë druri

Ky është 33-vjeçari nga Gjakova që dyshohet se tentoi ta vrasë ish-gruan me tavolinë druri

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi që dyshohet se tentoi ta vrasë ish-gruan e tij. Sinjali mëson se i dyshuari është Shaban Pergjegjaj.

Pergjegjaj, dyshohet se kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes ku fillimisht janë fjalosur, e më pas me një tavolinë druri e kishte goditur të dëmtuarën disa herë në kokë, fytyrë e pjesë të ndryshme të trupit, derisa e njëjta ka mbetur e shtrirë në dysheme pa ndjenja.

33-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173 paragrafi 1, nen paragrafi 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sot detaje ka dhënë edhe Policia përmes raportit 24-orësh.

“VRASJE NË TENTATIVË: Gjakovë 19.12.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje“, thuhej në raport.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.