Fjalë Kyçe

Ky është 33-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë në Shkodër, sapo ishte kthyer nga Belgjika

Ky është 33-vjeçari që u gjet i vrarë në makinë në Shkodër, sapo ishte kthyer nga Belgjika

Ramazan Mataj u gjet i vrarë brenda automjetit në fshatin Dragoç në Postribë të Shkodrës mëngjesin e sotëm.

Mataj sapo ishte kthyer nga Belgjika ku jetonte prej një viti.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 janarit, ndërsa Mataj ishte në makinë kur e zunë në pritë dhe ndaj tij u derdhën breshëri plumbash.

Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, 5 janar nga banorët e zonës brenda në makinë, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.

Disa banorë pranë zonës ku ndodhi atentati kanë dëshmuar që kanë dëgjuar zhurmë si të shtëna, por kanë menduar se janë fishekzjarrë dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi.

Kjo pasi në këtë zonë ndodhet edhe një lokal që organizon dasma.