Fjalë Kyçe

Ky është 50 vjeçari nga Mitrovica që humbi jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit

Ky është 50 vjeçari nga Mitrovica që humbi jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit

Një 50 vjeçar nga Mitrovica ka vdekur mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ai ka vdekur si pasojë e djegieve që i ka pësuar si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Shaqir Uka, shef i repartit të intensives.

“Ka vdekur mbrëmë rreth orës 21:30. Ka qenë duke u trajtuar që disa ditë tek ne. Fatkeqësisht nuk ka arritur të i mbijetojë plagëve që i ka marrë nga djegiet. Ai ka pësuar një djegie në shkallë prej 40 për qind” – tha Uka.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në fshatin Vllahi në ora 13:00, bëjnë të ditur familjarët.