Fjalë Kyçe

Ky është 64-vjeçari që u qëllua nga vëllai në Suahrekë

Ky është 64-vjeçari që u qëllua nga vëllai në Suahrekë

Ismet Gegaj nga fshati Studençan i Komunës së Suharekës ka humbur jetën pas një zënke për pronë me vëllanë Bajram Gegaj.

Siç u bë e ditur, i dyshuari Bajram Gegaj e qëlloi 6 herë me armë të vëllanë Ismetin.

Po ashtu gjatë ditës u raportua se në këtë rast ka mbetur e plagosur edhe gruaja dhe djali i tij, me inicialet B.G.

Sipas informacioneve, gruaja në fjalë është në gjendje shumë të rëndë.

Në lidhje me rastin që ka ndodhur në fshatin Studençan të komunës së Suharkës, Policia e Kosovës ka konfirmuar se viktima është qëlluar nga vëllai i tij pas një konflikti rreth një prone.

“Për rastin e dytë diku rreth orës 11:15 është njoftuar se ka gjuajtje me armë zjarri në një familje në fshatin Studençan. Policia e Kosovës i është përgjigjur rastit me të gjitha njësitet. Atje kemi kuptu që bahet fjalë për një burrë që humbi jetën  dhe një grua të lënduar. Bëhet fjalë për vëllezër pas një konflikti që dyshimet e parë qojnë në çështje pronësore”, ka thënë Nexhmi Krasniqi nga Policia e Prizrenit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se viktima e rastit më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer.