Fjalë Kyçe

Ky është burri nga Peja që vdiq në QKUK, u dërgua në spital pasi dyshohet se konsumoi narkotikë

Ky është burri nga Peja që vdiq në QKUK, u dërgua në spital pasi dyshohet se konsumoi narkotikë

Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Hysenaj nga Peja. Familjari i tyre ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali viktimë i rastit është Ilir Hysenaj, rreth 38 vjeçar.

Ai më 3 mars ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme të narkotikëve.

Më pas i njëjti ishte dërguar në QKUK. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Rasti është cilësuar se “hetim i vdekjes”, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.