Fjalë Kyçe

Ky është çmimi i biletave në Camp Nou për tifozët e Liverpoolit

Ky është çmimi i biletave në Camp Nou për tifozët e Liverpoolit

Barcelona dhe Liverpool do të takohen me 1 maj në ndeshjen e parë gjysmë-finale mes këtyre dy ekipeve që do të luhet në ‘Camp Nou’.

Ekipi katalunas ka vendosur një çmim tejet të lartë për tifozët e Liverpoolit që do të jenë në stadium për ta shikuar ndeshjen.

Tifozët e ekipit anglez do të duhet të paguajnë biletë me çmim prej 119 eurosh.
Liverpooli ka vendosur që t’i ‘hakmerret’ spanjollëve duke bërë të njëjtën gjë.

Të njëjtën gjë katalunasit e kishin bërë edhe për tifozët e Manchester United që ishin vendosur në një vend jo të përshtatshëm për ta shikuar ndeshjen. /GazetaAlo