Fjalë Kyçe

Ky është çmimi i biletave për derbin e kryeqytetit

Ky është çmimi i biletave për derbin e kryeqytetit

Flamurtari dhe Prishtina të hënën takohen për herë të 39-të pas luftës, shkruan GazetaAlo.

Kjo sfidë luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 13:30.

Dy rivalët e vetëm të mbetur të kryeqendrës, do të ndeshen në kuadër të javës së 18-të të Ipko Superligës. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Kjo nuk është hera e parë kur Flamurtari ndeshjen e saj si vendase me Prishtinën e zhvendos në stadiumin e qytetit. Andaj edhe shikueshmëria pritet të jetë shumë më e madhe se sa që do të grumbullonte stadiumi pa kushte në “Xhemajl Ibishi”.

Dy skuadrat me rivalitet të madh gjatë viteve 90-ta, po tentojnë, sidomos Flamurtari, të rikthej famën e dikurshme të konkurrencës ndaj klubit më të madh në vend, Prishtinës.

Flamurtari nuk ka fituar kundër Prishtinës nga viti 2009-të, pra plot 10-vite kuqezinjtë janë pa fitore ndaj bardhekaltërve, megjithëse nga 38 përballje, Flamurtari ka fituar 6 sosh, përkundër 10 barazimeve dhe 22 fitoreve të Prishtinës me goldallim + 34, 69:35 për Prishtinën.

Çmimi i biletave: Tribuna Lindore 2 euro, Tribuna Perëndimore 3 euro, VIP 5 euro. /GazetaAlo.