Fjalë Kyçe

Ky është çmimi i Marcelos për Juventusin

Ky është çmimi i Marcelos për Juventusin

Juventus vazhdon të insistojë në transferimin e mbrojtësit brazilian, Marcelo.

Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve mund të largohet nga Real Madrid, për t’u transferuar te kampionët e Serie A, skuadra e Juventusit.

Paraqitjet e pakta dhe ndryshimet e trajnerëve kanë bindur Marcelon për të ndarë rrugët me Real Madridin, duke kërkuar të transhohet te Juventusi, ku do të kishte mundësi të luante sërish me mikun e tij, Cristiano Ronaldon.

‘Don Balon’ shkruan se Florentino Perez i ka caktuar çmimin tashmë Marcelos, dhe nuk do të heqë dorë nga ai nëse Juventus nuk paguan 45 milionë euro për transferimin e tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Kësaj shume mund t’i shtohen edhe 12 milionë euro, në bazë të paraqitjeve dhe sukseseve të Marcelos.

Marcelo është pjesë e Real Madridit që nga viti 2007, ku ka regjistruar mbi 300 paraqitje, dhe shënuar 25 gola.