Fjalë Kyçe

Ky është fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos nga Reali

Ky është fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos nga Reali

Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, vazhdon ta akuzojë Florentino Perezin, si personin e vetëm fajtor për largimin e Cristiano Ronaldos nga ‘Santiago Bernabeu’

34 vjeçari pas nëntë viteve qëndrim te Real Madrid, është larguar verën e kaluar për t’iu bashkuar Juventusit në Serie A.Gjatë qëndrimit te Real Madrid, Cristiano Ronaldo ka thyer pothuajse të gjitha rekordet e klubit, duke qenë njeriu kryesor në sukseset e Realit.

“Florentino Perez është fajtori i vetëm për largimin e Ronaldos”, ka deklaruar Calderon.

Sipas pretendimeve të Calderon, Perez ka refuzuar rritjen e pagës për Cristiano Ronaldon, pavarësisht triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve në tre vitet e fundit.