Fjalë Kyçe

Ky është favoriti për Ligën e Kampionëve pas ndeshjeve të mbrëmshme, sipas bastoreve

Ky është favoriti për Ligën e Kampionëve pas ndeshjeve të mbrëmshme, sipas bastoreve

Barcelona e ka eliminuar Manchester Unitedin me fitore prej 3:0 në Camp Nou.

Ndërsa gjiganti holandez Ajax e eliminoi Juventusin duke e mposhtur në Itali me rezultat prej 1:2.

E pas këtyre dy ndeshjeve kanë lëvizur edhe kuotat e kompanive të basteve për favoritin e kësaj gare.

Përkundër se e eliminoi Juventusin skuadra e Ajaxit nuk është favorit për ta fituar këtë garë.

Sipas basteve favorit mbetet Barcelona me 3.5, e ndjekur nga Liverpooli i Jurgen Kloopit që luan sonte ndaj Portos.

Pas tyre janë City, Tottenhami, që pasohen nga Ajaxi e Porto. /GazetaAlo