Fjalë Kyçe

Ky është gjyqtari i derbit, Drita-Gjilani

Ky është gjyqtari i derbit, Drita-Gjilani

Superliga e Kosovës nis sot përballjet e para të stinorit pranveror, shkruan GazetaAlo.

Sfida kryesore do të zhvillohet në Gjilan, ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Gjyqtari nga Prishtina, Besfort Kasumi është deleguar si gjyqtar kryesor në sfidën mes Dritës dhe Gjilanit.

Ndihmësit e tij në këtë duel janë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, kurse Ilir Mehmeti do të jetë gjyqtarë i katërt.

Kujtojmë se sfida mes skuadrave, zhvillohet ditën e shtune me fillim nga ora 13 e 30 minuta. /GazetaAlo