Genc Nuza do të ndajë drejtësin në ndeshjen e “Yjeve” që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e “Yjeve” do të zhvillohet në mes Granit Xhakës dhe Milot Rashicës.
Kjo ndeshje organizohet nga komuna e Prishtinës dhe gjyqtari më i mirë i kësaj komune, Genc Nuza do të ndajë drejtësin.
Nuza i cili mban stemen e FIFA-s është ndër gjyqtarët më të mirë në futbollin kosovar.
Komuna e Prishtinës e cila është organizatore e kësaj ndeshje ka publikuar edhe emrat e futbollistëve të të dyja skuadrave.
Përveç futbollistëve si Granit Xhaka e Milot Rashica, do të jenë edhe emra të tjerë nga Përfaqësuesja e Kosovës, ajo e Zvicrës si dhe Kombëtarja shqiptare.
Ermir Lenjani, Mërgim Mavraj, Arlind Ajeti, Albian Ajeti e Visar Bekaj që janë aktiv nëpër përfaqësueset respektive. Emrat tjerë janë edhe Armend Dallku, Shefki Kuqi, Xhevdet Llumnica, si dhe këngëtaret Ledri Vula e Mc Kresha.
Trajner i skuadrës së Rashicës do të jetë Ismet Munishi, ndërsa i Xhakës trajneri Afrim Tovërlani “Toki”.
Në këtë ngjarje të kryeqytetit kosovar do të luajnë edhe emra tjerë nga kultura e sporti.