Sandro Tonali po vazhdon të shkëlqej në futbollin italian edhe pse vetëm 19-vjeçar. Mesfushori i ri italian ishte njëri nga emrat më të lakuar në verë për një transferim të mëdh.
Klube të njohura italiane si Juventusi, Interi, Napoli, Roma dhe ato angleze i Manchester City dhe Chelsea u lidhën me një transferim të tij. Megjithatë, Tonali dhe drejtuesit e klubit Brescia vendosën të refuzojnë çdo ofertë dhe të vazhdojnë bashkëpunimin në Serie A.
Zgjedhja e tij ka rezultuar të jetë e qëlluar pasi mesfushori i ri ka shkëlqyer në nëntë ndeshjet e para të sezonit në kampionatin italian. Tonali gjatë këtyre ndeshjeve ka pasur ndikim të madh te rezultatet e Brescias, ndërsa ka shënuar edhe një gol dhe ka bërë dy asistime.
Goli i vetëm i italianit erdhi pikërisht sot (e shtunë) në mbrëmje në udhëtimin e Brescias te Genoa. 19-vjeçari arriti të shënoj një gol të bukur nga goditja e dënimit në minutën e 34-të, një gol i cili tashmë po cilësohet si ndër më të bukurit e sezonit. /Telegrafi
https://twitter.com/i/status/1188174947081953284