Fjalë Kyçe

Ky është i dyshuari për therjen e 26 vjeçarit në Prishtinë

Ky është i dyshuari për therjen e 26 vjeçarit në Prishtinë

Një person është therur me thikë tek “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Pas reagimit të shpejtë, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë autorin e therjes me thikë që ndodhi saktësisht në orën 18:30.

IndeksOnline ka mësuar se i dyshuari për këtë vepër penale është Azem Korrani, ndërsa viktima është 26 vjeçari, Fatjon Kelmendi.

I lënduari është dërguar në QKUK, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacienti në fjalë ka lëndime me mjet të mprehtë (thikë) në gjoks dhe në dorën e djathtë. Fatmirësisht pacienti është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë për IndeksOnline, Dr. Ejup Govori, mjek kujdestar në QKUK.