Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Miftari.
Kjo është bërë e ditur nga vet Miftari përmes një postimi në Facebook.
Ai ka njoftuar se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit nga Gjykata Speciale që të intervistohet për tri ditë rresht në Hagë, teksa thotë se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë.
Miftari ka thënë se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.
Po ashtu ai ka përmendur disa arsyeje që sipas tij, gjykata është e padrejtë ndaj Kosovës dhe është tallje me drejtësi.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës. Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at koh.
Gjatë gjithë kohës do të jem nën “mbikqyrjen” e avokatit tim nga Britania edhe pse këtë gjykatë e konsideroj të padrejtë për UÇK-në dhe mbarë popullin shqiptarë, liridashës e viktimë e terrorit serb në Kosovë, do të shkoj i vendosur e me dinjitet ashtu siç isha edhe gjatë luftës në Kosovë… Kuptohet, në Hagë nuk do të shkoj për të kënduar, por, as nuk dot heshti, por nuk do të qaj as tjav hedhi fain dikujt tjeter sikurse po veprojn disa «alamet» komandantësh e gjeneralësh tonë, që sot janë bërë milionerë në vendin më të varfër e më të izoluar në Evropë, por, gati edhe në planet
Mund të ketë ndodhur, në raste të izoluara, nga pjesëtarë të UÇK-së koh lufte (shërbimi sekret zkz, policia ushtarake e grupe të ndryshme) në disa raste kanë përdorë forcë të tepruar duke shkaktuar kidnapime, torturime viktimash apo vrasje pa ndonjë gjykim të rregullt ushtarak. Në këtë kategori hyjnë qërim hesape brenda grupesh rivale, kundër qytetarëve shqiptarë (të shpallur tradhtarë e bashkëpunëtorë të armikut serb) në shumë raste pa arsye dhe argumente të shëndosha, ka pasur raste kur kanë vrarë apo kidnapuar disa pjesëtarë të komunitetit serb që kanë qenë të lidhura ngushtë me krimet e me regjimit serb të dhunës. Janë të qëndrueshme edhe disa raste kur njerëz të pa përgjegjshëm kanë shfrytëzuar luftën për hakmarrje të ndryshme private, qërim hesapesh te vjetra, krime nga lakmia apo ndonjë arsye çasti. Këto dobësi, në krahasim me krimet e projektuara nga kisha dhe Akademia serbe dhe të zbatuara nga ushtria e policia çetnike, janë të pakrahasueshme , të izoluara dhe pa ndonjë rëndësi të veçantë, sepse janë kryer, zakonisht, nga individ të pa informuar, të paditur dhe të pa përgjegjshëm. Pra, vetëm vrasjet politike gjatë dhe paslufte, kanë ndodhur si rezultat i eliminimeve të kundërshtarëve politik, të inskenuara dhe urdhëruara nga Hashim Thaçi dhe shtabi i Përgjithshëm i Rognerit në Tiran.
Falja nga kjo Gjykatë Ndërkombëtare dhe amnistia e qindra mijëra krimeve monstruoze serbe që i kanë bërë kundër popullit tonë, por, edhe amnistia në heshtje nga kjo Gjykatë Ndërkombëtare e krimeve të Hashim Thaçit dhe bandave te tij, që i ka bërë popullit tonë janë krim i dyfishtë, tallje me viktimat dhe jan tallje me drejtësi jan masakrim i drejtsis. Por, nëse kjo gjykatë arrin ta zbuloj dhe ta dënoj me argumente bindëse së paku vetëm një vrasës kriminel apo një urdhërues pa marr parasysh a është viktimë civile shqiptare, serbe apo rome,apo vrasje politike pasi krimi është krim,në munges të gjykatave tona të politizuara dhe të korruptuara dhe te kontrolluara politikisht nga kali Pronto.. kjo gjykatë nderkombtare me seli në Hag sa i përket mendimit tim, do ta arsyetonte vetën dhe ekzistencën e saj edhe pse është gjykatë e padrejtë, e motivuar politikisht nga qarqe ndërkombëtare që i ka penguar liria e popullit ton dhe ekzistenca e shtetit të Ri të Kosovës.