Fjalë Kyçe

Ky është i riu nga Deçani i cili e humbi betejën me koronavirusin

Ky është i riu nga Deçani i cili e humbi betejën me koronavirusin

Një person ka vdekur nga koronavirusi në Deçan.

Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendasit tonë Xhavit Alimusaj nga Strellci (djali i veprimtarit dhe ish-deputetit Nimon Alimusaj) i cili humbi jetën në përballje me virusin COVID-19. Ju lutem kujdesuni për shëndetin tuaj e respektoni udhëzimet, sepse tani nuk është koha për mosbindje. Ngushëllime të sinqerta familjes”, ka shkruar Ramosaj.

Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit nëntë veta e kanë humbur betejën me koronavirusin.