Një 26-vjeçar ka ndërruar jetë sot në Suharekë.
Mediat lokale atje kanë raportuar se viktima është Faton Haxhaj.
Ai është djali i dëshmorit të kombit Haxhi Haxhaj, i cili ishte vrarë më 29 mars të vitit 1999 në vendin e quajtur Gallush në fshatin Semetishtë të Suahrekës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili njoftoi se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Ai tha se rreth orës 15:55 janë informuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit se e kanë pranuar një pacient në gjendje të rëndë dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, i njëjti më vonë ka ndërruar jetë.
Gashi tha se më pas njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rreth 20-30 metra larg shtëpisë së viktimës është gjetur një armë, e tipit AK-47.