Fjalë Kyçe

Ky është komenti i Ismet Munishit pas barazimit ndaj Dritës

Ky është komenti i Ismet Munishit pas barazimit ndaj Dritës

Derbi i Anamoravës nuk ka sjell fitues. Drita dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ndeshjen më të madhe të futbollit kosovar, e vlefshme për xhiron e 24-t të BKT Superligës së futbollit.

“Skifterat” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Shend Kelmendi në pjesën e parë.

Ndërsa, rezultatin e barazoi në fillim të pjesës së dytë Ilir Blakçori, shkruan Express.

Pas ndeshjes, trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi deklaroi se rezultati baraz ishte real.

“Kjo është një ndeshje derbi, ka pasur disa gabime për shkak të fushës së rënduar. Mendoj se rezultati i sotëm është real. Nuk guxojmë të pësojmë gola siç pranuam sot. Jam shumë i kënaqur me angazhimin e lojtarëve”, tha Munishi pas ndeshjes.

Tash ekipi i Ismet Munishit është një pikë prapa liderit Portokalli.

Kurse, Drita mbetet gjashtë pikë prapa liderit nga Suhareka.