Fjalë Kyçe

Ky është kosovari i dytë i vdekur nga coronavirusi

Ky është kosovari i dytë i vdekur nga coronavirusi

Dy ditë më parë, një serb nga Veriu i Mitrovicës u bë viktima e dytë nga  koronavirusi në Kosovë.

Bëhet fjalë për 47 vjeçarin, Dragoljub Jovanoviq  me prejardhje nga komuna e Leposaviqit, i cili të dielën ishte transportuar nga Mitrovica për në spitalin e Nishit, ashtu siç po bëhet me të gjithë të prekurit me koronavirus në Mitrovicën e Veriut, shkruan Reporteri.net.

Mediat serbe shkruajnë se ai vuante edhe nga sëmundja e veshkave, që mund të ketë qenë arsye shtesë për të mos i mbijetuar virusit.

Nëna e tij rrëfen se për herë të fundit e kishte parë të hënën kur edhe e kishin dërguar për dializë. Ajo thotë se humbjen e fëmijës e ka përjetuar për herë të dytë, pasi më parë kishte humbur edhe një djalë tjetër.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 126 persona të infektuar me Coronavirus, gjersa kishte ndërruar jetë edhe një 85 vjeçar nga Podujeva.

Ndërkohë raportohet se 17 raste janë në komunat veriore, por të cilët po dërgohen për trajtim në Serbi, për atë arsye nuk figurojnë në shifrat zyrtare të Kosovës.