Fjalë Kyçe

Ky është kosovari i radhës që zgjedh Skënderbeun

Ky është kosovari i radhës që zgjedh Skënderbeun

Pas shumë tentativash, Skënderbeu realizon më në fund goditjen e parë në këtë merkato dimri. Korçarët kanë arritur akordin me Xhevdet Gelën, mesfushorin 29-vjeçari i cili në pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Finlandë.

Lojtari i lindur në Vushtrri të Kosovës dhe që zotëron edhe pasaportën finlandeze mund të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën e Shehit. Gela luan si mesfushor qëndre dhe mund të jetë ai regjisori që i mungonte Skënderbeut që pas largimit të Sabien Lilajt.

Ai ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Finlandë me përjashtim të një periudhe të shkurtër kur u transferua në Poloni te Widzew Lodz. Gela është aktivizuar në klube me emër në Finlandë si Mypa, Haka e Lahti.

Në fakt në datën 4 janar të këtij viti është zyrtarizuar si blerja më e re e klubit HIFK Helsinki por tu transferuar te Skënderbeu nëse klubi korçar i plotëson të gjitha kërkesat financiare 29-vjeçari është i gatshëm të prishë kontratën e nënshkruar pak ditë më parë me finlandezët, raportojnë mediet shqiptare.