Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë nesër në Rusi për të takuar Presidentin Vladimir Putin.
Këtë e ka bërë të ditur një zëdhënës i qeverisë austriake sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
“Ai po shkon atje pasi ka informuar Berlinin, Brukselin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për të inkurajuar dialogun”, tha një zëdhënës i Nehammerit.
Kjo vjen pas një udhëtim të shtunën në Kiev, ku ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.