Tjeter duel në sfond për Robin Haxhi Krasniqin, që do të ketë rastin të mbrojë për herë të dytë titullin kampionit të Europës.
Boksieri shqiptar në ndeshjen e radhës do të ballafaqohet me gjermanin Stefan Hartel.
Në fakt, dueli ishte paraparë të mbahej kohë më parë, por gjermani ishte tërhequr në momentin e fundit. Përballja do të zhvillohet në “Stadthalle” në qytetit gjerman të Magdeburg më 11 maj të këtij viti.
Ky do të jetë dueli i 55-të për junikasin, që deri më tani ka 49 fitore prej tyre 17 me “knockout”, dhe vetwm 5 humbje.