Fjalë Kyçe

Ky është lojtari më efikas në pesë ligat më të mira të Evropës

Ky është lojtari më efikas në pesë ligat më të mira të Evropës

1 gol çdo 47 minuta! Kean është lojtari më efikas në pesë ligat më të mira të Evropës.

Moise Kean tani udhëheq në një rekord evropian pas golit që shënoi dje për 2-1 në fitoren e Juventusit kundër Milanit.

Ylli Italian ka shënuar 5 gola në 7 ndeshje në Serie A këtë sezon, në 235 minuta të luajtura. Dy nga golat e tij ishin deçiziv duke i dhënë 6 pikë ekipit.

Sipas statistikave, Kean ka raportin më të mirë ‘minuta për gol’ të çdo lojtari në pesë divizionet kryesore të Evropës, i cili shënon një gol çdo 47 minuta. /Gazeta Alo