Fjalë Kyçe

Ky është lojtari më i mirë në Premierligë sipas Gary Neville

Ky është lojtari më i mirë në Premierligë sipas Gary Neville

Paul Pogba kishte një paraqitje brilante mbrëmë.

Paul Pogba asistoi dhe shënoi një herë në fitoren e Manchester United ndaj Chelseas në kuadër të FA Cup.

‘Djajtë e Kuq’ fituan 2 me 0 ndaj skuadrës londineze në Stamford Bridge.

Gary Neville ka thënë se Paul Pogba është aktualisht lojtari më i mirë në Premierligë

“Ishte sikur ta shikojë Manchester Unitedin e vjetër”, ka thënë legjenda e United, përcjell lajmi.net.

“Solskjaer i bëri taktikat në mënyrë të përsosur. Dhe tani, nën drejtimin e Solskjaer, unë nuk shoh asnjë lojtar më të mirë në Premierligë sesa Paul Pogba.”, ka shtuar më tej ai.