Fjalë Kyçe

Ky është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Man Utd

Ky është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Man Utd

Manchester United po përgatitet për një afat kalimtar veror shumë aktiv.

Pasi nënshkruajtën kontratën tri vjeçare me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, Man United  tashmë po  përgatiten që t’i sjellin atij disa përforcime gjatë verës.

Me gjasë, pozita të cilën Solskjaer e ka primare për ta përmirësuar është krahu i djathtë i mbrojtjes.

Për këtë arsye, emri i parë në listën e dëshirave të Man Utd është ai i Aaron Wan – Bissaka, i cili luan me Crystal Palace.

Sipas ‘Daily Mail’, një ofertë e Manchester United për lojtarin mund të prek shifrat e 47 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

Së fundmi është përmendur edhe emri i Callum Hudson Odoi, por për faktin se Chelsea ka pranuar një dënim nga UEFA i cili ia ndalon transferimet, atëherë do të jetë e vështirë që ata ta lirojnë lojtarin.