Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku beson se Paris Saint Germain janë favoritët kryesorë për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëv, në fazën e 1/16-ës së finales.
United do ta presin skuadrën nga Ligue 1 në “Old Trafford” për ndeshjen e parë të këtij raundi, më 12 shkurt.
Lukaku beson se PSG janë skuadra me formën më të mirë nga ky çift, dhe nuk do të befasohej nëse parisienët kalojnë tutje.
“Për mua ata janë favoritët, por ne do të përgatitemi mirë dhe do të shohim se çfarë do të ndodh në fushë” ka thënë ai për “Canal +”, transmeton lajmi.net.
“Ne e dimë se do të luajnë kundër një skuadre që për mua janë favorit në këtë kompeticion” ka thënë ndër të tjerash sulmuesi belg.
Lukaku ka filluar të kthehet në formë me ardhjen e Solskjaer në krye të stolit të “djajve të kuq”. Ai zakonisht po inkuadrohet si zëvendësues.