Fjalë Kyçe

Ky është mendimi i Solskjaer për Alexis Sanchez

Ky është mendimi i Solskjaer për Alexis Sanchez

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka lëshuar disa lëvdata në drejtim të Alexis Sanchez.

Solskjaer beson se Alexis ka bërë një hap të madh në karrierën e tij me Manchester, me golin që realizoi kundër Arsenal, në kuadër të garave në Kupën FA.

“Ai është një djalë shumë punëtor, krenar dhe i determinuar për të provuar vlerat e tij” ka thënë Solskjaer për Sanchez, transmeton lajmi.net.

“Ai ka qenë fantastik që prej kur unë kam ardhur këtu. Fatkeqësisht, ai ka pasur lëndimet, por mendoj se të premtën bëri një hap të madh” ka thënë tutje Ole.

Solskjaer ka insistuar se do të jap maksimumin që ta ndihmojë kilianin që të rikthehet në top formë.