Fjalë Kyçe

Ky është mercedesi luksoz me të cilin iku mbrëmë vrasësi i dy vëllezërve nga Shqipëria

Ky është mercedesi luksoz me të cilin iku mbrëmë vrasësi i dy vëllezërve nga Shqipëria

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në Krujë, ku mbërmjen e djeshme u ekzekutan dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pas një sherri në një lokal në fshatin Gramëz.

Mësohet se dy vëllezërit fillimisht u përplasën verbalisht me autorin, Roland Pula por më pas ky i fundit i vrau me armë zjarri. Shkak i ngjarjes së rëndë është bërë prishja e pazareve për vjedhjet që kryenin autori dhe viktimat.

Po kështu burimet bëjnë me dije se vëllezërit Bardhi janë konfliktuar edhe më herët me autorin, por sherri i djeshëm rezultoi fatal. Roland Pula dhe vëllerëzit Bardhi kanë rrahur e plagosur njeri tjetrin herë pas herë. Ndërkohë ata bashkëpunonin me njëri-tjetrin edhe për kultivim të bimëve narkotike.

Vrasje e dyfshitë ka ndodhur rreth orës 22:25 të mbrëmjes së djeshme në Krujë.

Dy vëllezërit, Xhentil dhe Gramoz Bardhi janë qëlluar për vdekje me armë zjarri dhe kanë ndërruar jetë rrugës për në spital. I dyshuari kryesor është Roland Pula, i cili po kërkohet nga Policia. Ky i fundit është një person me precedent penal.

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e makinës luksoze që Roland Pula dyshohet se ka përdorur gjatë ekzekutimit të vrasjes së dy vëllezërve Bardhi.

Me anë të një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se 32-vjeçari nga Kruja po kërkohet në të gjithë zonën me dy drone që filmojnë dhe në erresirë.