Fjalë Kyçe

Ky është mesazhi i Armend Thaqit për skuadrën e Dritës

Ky është mesazhi i Armend Thaqit për skuadrën e Dritës

Prishtina ushëton në Gjilan për tu përballur me Dritën në kuadër të javës së 30 të IPKO Superligës.

Para kësaj sfide e cila luhet nesër me fillim nga ora 16:00, ka folur mbrojtësi i karahut të majtë te skuadra nga kryeqyteti Armend Thaqi.

“Ndeshja më e rëndësishme e sezonit e ndoshta edhe ndeshja më e rëndësishme e Prishtinës në këto vitet e fundit, po ashtu edhe për ne futbollistët, sepse dihet se çka na pret nëse dalim me tre pikë nga ky udhëtim. Pra, natyrshëm që pres angazhim maksimal prej gjithsecilit bashkëlojtar dhe të vazhdojmë drejt synimit tonë, drejt serisë pozitive që kemi. Është shumë mirë që gjithçka varet nga këmbët tona në këto katër ndeshjet e mbetura dhe po i përfunduam mirë ashtu siç e kemi synim, atëherë s’kemi çka e shikojmë askënd tjetër. Do të japim maksimumin dhe të arrijmë tre pikët, mbase më të rëndësishme të vitit”, ka thënë mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi.

Thaqi ka zhvilluar të gjitha ndeshjet kampionale dhe zyrtare me bardhekaltrit këtë edicion duke regjistruar 32 paraqitje (29 kampionale – 3 Kupë), duke shënuar 4 gola në kampionat dhe 7 asistime kampionale.

Gjithsejtë Armend Thaqi me Prishtinën nesër do të ketë paraqitjen e 110-të, ndërsa ka shënuar 8 gola e 8 asistime. /GazetaAlo.