Fjalë Kyçe

Ky është mesazhi i trajnerit të Ajaxit pas fitores nga Real Madridi

Ky është mesazhi i trajnerit të Ajaxit pas fitores nga Real Madridi

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag, ka thënë se është tejet i lumtur me fitoren ndaj Real Madridit, por që nuk e ka komentuar lojën e tyre brilante.

“Ishte një ndeshjes e përsosur, kaq mund të them”, tha fillimisht trajneri i Ajaxit, përcjell lajmi.net.

“E kemi merituar të kalonim në raundin tjetër, pas lojës që bëmë në dy ndeshjet.“

“Le të mos harrojmë se kemi filluar në raundet kualifikuese, por ne jemi ende në garën për tre çmime dhe ne duam t’i fitojmë të gjitha. Unë nuk kam preferencë për shortin, kështu që unë nuk do të mendoj për këtë. Të gjithë kundërshtarët e mundshëm janë skuadra të mëdha – por ashtu edhe Real Madridi”, ka shtuar më tej Ten Hag.