Muharrem Ibraj dhe Mushk Jakupi babë e bir nga fshati Osek i Hilës së Gjakovës kishin kryer krime ndaj shqiptarëve në uniformën e policisë serbe.
Muharrem Ibraj u përmend sot në seancën gjyqësore në Hagë që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK’së, ku ish-nënkryetari Nasim Haradinaj tha se Ibraj ishte shqiptari që kreu krime në luftën e fundit në Kosovë.
Në fotografinë e mëposhtme shihet Ibraj duke shpërndarë ndihma humanitare në fshatin Osek i Hilës së Gjakovës.
Në vitin 2005, Muharrem Ibraj kishte dëshmuar edhe në Hagë në mbrojtje të Sllobodan Millosheviqit.
Ai ishte pjesë e policisë serbe dhe tani jeton me një pension në Serbi.
Ibraj ishte i vetmi shqiptar në një listë prej 18 personash që kërkoheshin nga Interpoli për krime lufte të kryera në Kosovë./express