Ndërsa, sa i përket qytetarëve, numri i tyre është 1 milionë e 537 mijë e 573 persona në total që janë kontrolluar në hyrje dhe dalje të pikave kufitare, transmeton Indeksonline.
Për dallim nga veturat, nëpër pika kufitare më pak kanë hyrë kamionë e autobusë.
Sipas PK-së, numri i kamionëve që janë kontrolluar në hyrje të kufijeve të Kosovës 18 mijë e 141 kamionë, ndërsa në dalje 16 mijë e 624, që në total bëjnë 34 mijë e 765 kamionë.
Kurse, janë 13 mijë e 102 autobusë që kanë kaluar nëpër vendkalimet kufitare dhe që iu janë nënshtruar kontrollit të Policisë Kufitare.
Pikat kufitare që më shumë janë përdorur janë Merdare, Han i Elezit, Dheu i Bardhë.