Fjalë Kyçe

Ky është numri i personave të arrestuar në Kosovë për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsejtë 44 aksidente trafiku.

Në statistikat e përgjithshme që ka publikuar Policia e Kosovës bëhet e ditur se 18 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar, ndërsa në 26 prej tyre nuk raportohet për të lënduar.

Gjithashtu Policia e Kosovës për mosreskeptim të rregullave në komunikacion ka shqiptuar edhe 8 mijë e 99 tiketa trafiku.

Përveç aksidenteve dhe tiketave të shqiptuar, PK njofton se kanë ndodhur edhe 27 arrestime, ku 15 janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit./Gazeta Alo/