Numrimi i votave të qytetetarëve të Kosovës ka përfunduar mbrëmë por nga porcesimi i mbi 96% të rezultateve sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve del se 39.316 vota janë të pavlefshme.
Ndërkaq 771 mijë e 53 vota janë të vlefshme.
Në bazë të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 197.966 vota ose 25,79%. E dyta është LDK 192.300 ose përkthyer në përqindje 25,05%.
Partia Demokratike e Kosovës është e treta dhe ka marrë 162.342 apo 21.15% të votave. Kurse, koalicioni AAK-PSD, ka marrë 89.287 vota ose 11,63%.
Koalicioni Nisma socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re ka marrë 37.786 vota ose 4,92 përqind.
Ndërsa, lista serbe ka marrë 47.633 vota ose 6,21 përqind.
Kujtojmë se procesimi i të dhënave nuk është bërë akoma për 4% të vendvotimeve.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.