Fjalë Kyçe

Ky është numri që Rashica do mbajë te Norwich City

Ky është numri që Rashica do mbajë te Norwich City

Ylli kosovar, Milot Rashica muajin e kaluar kompletoi kalimin te Norwich City.

Pas disa viteve te Werder Bremen, Rashica vendosi të provojë Premierligën duke iu bashkuar skuadrës së Norwichit.

Skuadra angleze e ka mirëpritur në formën më të mirë dhe kjo dëshmohet përmes postimeve të shpeshta që kanë bërë për ‘raketën’ kosovare.

Ndërsa, sot (e enjte), Norwich bëri të ditur se Rashica do mbajë numrin 17 në fanellë, transmeton lajmi.

Objektivi i Norwich është mbetja në Premierligë dhe Rashica ndoshta do jetë ndër lojtarët kyç që mund t’iu ndihmojë ta realizojnë objektivin në fund.