Të enjten vendi ynë do të përfshihet nga vranësirat e dendura të cilat parashihen të përcillen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.