Fjalë Kyçe

Ky është personi i dyshuar për grabitjet e fundit në Prishtinë, policia e shpall në kërkim

Ky është personi i dyshuar për grabitjet e fundit në Prishtinë, policia e shpall në kërkim

Lidhur me grabitjet e fundit që kanë ndodhur në Prishtinë, policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person të dyshuar.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës e rajonit të Prishtinës ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve për gjetjen e të dyshuarve, shkruan lajmi.net.

“Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe individ të veçantë të përfshinë në këto raste”, ka thënë Borovci për lajmi.net.

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.
“Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.