Ylli kosovar i cili sapo është transferuar në Basel, Edon Zhegrova, e ka zbuluar personin më të dashur për të, përmes llogarisë së tij në Instagram.
Disa ditë pasi u bë zyrtar transferimi i tij në Basel, Zhegrova e ka publikuar një foto me nënën e tij në llogarinë e tij në Instagram, ku ka shkruar: “Mamaaa”, shkruan Gazeta Express.
Zhegrova është i huazuar nga Genku në Basel deri në fund sezonit 2019/2020. Këtë marrëveshje dy klubet dhe lojtari e arritën për shumën prej 1.5 milionë eurosh.
Për kosovarin kishin shprehur interesim edhe disa klube të tjera të mëdha evropiane, si Milani, Barcelona dhe Lazio, por në fund kishte qenë klubi zviceran ai që e kishte arritur një marrëveshje me klubin belg.
Zhegrova mund të qëndrojë edhe për më gjatë në Basel, pasi që ky klub e ka opsionin për ta blerë 19-vjeçarin në fund të huazimit, verën e vitit 2020. Kosovari nuk e kishte dëshmuar veten gjatë këtij sezoni me Genkun, ku i kishte bërë vetëm shtatë paraqitje në Jupiler Pro League.