Fjalë Kyçe

Ky është personi që e ktheu flamurin kombëtar në Koshare

Ky është personi që e ktheu flamurin kombëtar në Koshare

Dje në mesditë, një prif serb e ka larguar flamurin kombëtar i cili kishte qenë i vendosur në një kullë në Koshare, që nga koha e luftës. Në mbrëmje, flamuri është rivendosur prapë atje.

Por, kush ishte personi që e ktheu flamurin në Koshare?

Sipas një video që kanë dërguar lexues të Gazetës Express, personi që e ktheu flamurin në vendin e vetë është Demë Maloku. Të njejtën video e ka shpërndarë edhe ai vetë në llogarinë e tij në Facebook.

“#15.10.2020-Koshare, vendi i Lavdisë!”, ka shkruar ai sipër videos.

https://www.facebook.com/deme.maloku/videos/3650311295002057/?t=4

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të inicioi hetim dhe padi për priftin serb.

“Meqenëse isha sipër, pashë drejt flamurin, atë shqiptar, i cili fluturon nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe iu afrova dhe e hoqa”, tha prifti serb.