Fjalë Kyçe

Ky është personi që u arratis nga Burgu i Dubravës

Ky është personi që u arratis nga Burgu i Dubravës

Një person është arratisur nga pavijoni gjysmë i hapur i Qendrës Korrektuese në Dubravë të premtën rreth orës 23-00 të natës.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i arratisur është Halil Tërstena.

I burgosuri po vuante dënimin për shkak të një vjedhje të rëndë që kishte kryer dhe se ishte i dënuar me një vit burg.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Tërstena, disa orë pasi ishte arritusur nga burgu, kishte tentuar të vjedhë një veturë në fshatin Zallq të Istogut.

Pas dështimit për të vjedhur veturën, qytetarët kanë lajmëruar policinë e Kosovës, të cilët kanë lokalizuar vendin dhe rreth orës 13-00 të ditës së shtunë është kryer arrestimi i tij.

Indeksonline ka siguruar pamjet kur Halil Tërstena ka tentuar vjedhjen e veturës, por që aksioni i tij ka qenë i pasukseshëm.

Video-inçizimet do të publikohen pas pak orësh.