Fjalë Kyçe

Ky është personi që u gjet i vdekur sot në Klinë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Ky është personi që u gjet i vdekur sot në Klinë, dyshohet se kreu vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jete sot në bodrumin e banesës ku banonte.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Klinës.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Haxhi Bajraktarin nga fshati Gremnik.

Burimet njoftojnë se Bajraktari dyshohet që ka kryer vetëvrasje.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se nuk ka detaje tjera përveç asaj që një person është gjetur pa shenja jete në Klinë.

“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është u gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi.